Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vendosi të shkojë në samitin Rusi-BE, i cili do të zhvillohet në Stokholm më 18 nëntor. Për këtë njoftoi ndihmës kreu i shtetit Sergei Prihodko. Sipas fjalëve të tij, ky vendim nuk ishte i thjeshtë, “pasi Moska nuk është e bindur, se ky samit do të jetë konstruktiv”. Prihodko përmendi, se Kreu i MPJ i Suedisë Karl Bild ka thënë në adresë të Rusisë “jo gjithmonë shprehje korrekte”.