Në qeverinë ruse dhe në Bankën Qendrore vepron partia e “rublës së fortë”, e cila ngul këmbë për stabilizimin e kursit të rublës në nivelin 22 rubla për 1 $. Me një deklaratë të tillë sensacionale doli njëri nga ish drejtuesit e Bankës së Rusisë Sergei Aleksashenko. Sipas fjalëve të tij, partia e “rublës së fortë” beson në atë, se vdekja e prodhimeve të paafta për konkurrencë do ti hapë rrugën modernizimit të ekonomisë. Ekspertët e anketuar nga botimi “Njezavisimaja gazeta” mendojnë se për rivlerësimin e rublës ngul këmbë me kokëfortësi lobi i importuesve, të cilët humbën për 1 vit më tepër se 75 miliardë dollarë dhe shpresojnë tani të rrisin importin. Ata janë mëse të bindur, se forcimi i theksuar i rublës është i vetmi instrument i drejtë për realizimin e modernizimit dhe ndryshimin e strukturës së ekonomisë. Vetë fakti, se si rezultat i forcimit të rublës do të shembet e gjithë industria përpunuese, duke përfshirë këtu edhe industrinë e prodhimit të plehrave kimike dhe gjysmën e asaj të përpunimit të naftës, perceptohet prej tyre si e mirë, përfitim. Sipas njoftimit të nëpunësve, në Bankën Qendrore po përpunohen aktivisht masat për forcimin e valutës kombëtare.

 
Komentimi i artikullit të ditës


Drejtuesi i Shkollës së Lartë Ekonomike të Rusisë Eugjeni Jasin flet tani përpara mikrofonit tonë mbi veprimet e domosdoshme të Bankës Qendrore të Rusisë në ditën e sotme: “Banka Qendrore duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të zgjidhë detyrën kryesore të ekonomisë ruse gjatë periudhës së daljes nga kriza, dhe pikërisht, të ulë inflacionin. Për këtë qëllim është e rëndësishme që oferta e parave në rubla të mos rritet shumë. Duhet kufizuar ajo. Dhe forcimi i rublës është rrjedhojë e pashmangshme në këtë rast. Por ajo ka edhe anët e veta negative. Për fat të keq nuk ekziston ndonjë rrugë e tillë e qartë që të premtojë vetëm leverdi, vetëm fitime. Ndërkohë Banka Qendrore po kërkon justifikimin e rublës në forcim e sipër@, konkludon Eugjeni Jasin.


Drejtuesi i degës së operacioneve të konvertimit të Grupit financiar ING Aleksei Boriçev gjithashtu mendon, se forcimi i rublës deri në nivelin 22 rubla për 1 $ është masë e tepërt: “Premisat ekonomike për forcimin e valutës kombëtare tashmë ekzistojnë. Këtu mund të përmendim, në radhë të parë, dinamikën e çmimeve të naftës, gazit dhe arit. Forcimi serioz i rublës, pa dyshim, do të ushtrojë një ndikim shumë të ndjeshëm në strukturën e ekonomisë, do ti shërbejë në një farë mënyrë riorientimit të saj. Por efekti i parë nga një ndikim i tillë do të jetë mjaft negativ. Për kalimin e ekonomisë në binarët e rinj, në veçanti, për tu distancuar nga varësia e lëndës së parë, do të duhet një kohë e gjatë”, konkludon Aleksei Boriçev.