Numri zyrtar i rasteve të regjistruara me gripin A H1N1 në Rusi kapi shifrën 1890 veta, katër prej të cilëve me përfundim letal. Për këtë njoftoi Kreu i Rospotrebnadzor-it Genadij Onishenko. Sipas fjalëve të tij, nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 500 raste janë të importuara. Onishenko vuri në dukje, se në Rusi në tetor filloi rritja e numrit të të sëmurëve me grip dhe me infeksion të mprehtë të rrugëve të frymëmarrjes (ORVI). Ai njoftoi, se pragjet epidemike të sëmundjes aktualisht i tejkaluan 14 qytete dhe 7 subjekte në Rusi.