“Nord Stream” AG nuk shikon bazime shkencore për tu shqetësuar mbi sigurinë ekologjike të projektit të gazsjellësit, flitet në deklaratat e kompanisë operatore. Në vigjilje parlamenti estonez bëri një deklaratë, ku shprehe shqetësim për mundësinë e ndikimit negativ të ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream” në ambientin rrethues të Detit Balltik dhe shpreh dëshirën për moslejimin e realizimit të këtij projekti. I gjithë dokumentacioni për vlerësimin e ndikimit në ambientin rrethues, të përgatitura nga Nord Stream, u ishte paraqitur për njohje autoriteteve estoneze dhe shoqërisë së gjerë. Nord Stream po zhvillon një dialog intensiv me autoritetet përkatëse estoneze dhe palët e interesuara”, flitet në deklaratë.