Raporti i përvitshëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-s mbi lirinë e besimit në Rusi paraqitet si angazhim politik dhe injoron tendencat pozitive në këtë fushë. Për këtë deklaroi MPJ ruse, duke vënë në dukje, se tezat e raportit ndryshojnë pak nga tezat e raportit të publikuar të vitit të kaluar. Rusia është shtet unikal multikonfesional, ku gjatë shumë shekujsh garantohen kushte mjaft komforte për bashkekzistencën e feve të ndryshme. Një eksperiencë e tillë nuk është gjithmonë e lehtë që të kuptohet dhe perceptohet nga përfaqësuesit e vendeve të tjera, theksuan në dikasterin për politikën e jashtme.