BE është “i brengosur dhe i shokuar” nga aktet terroriste në Afganistan, flitet në deklaratën e vendit që kryeson në Këshillin e BE Suedisë. Në dokument theksohet, se sulmi ndaj bashkëpunëtorëve të OKB-së në Kabull është hapi i parë i grupimit të talebanëve për destabilizimin e situatës në prag të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. BE shprehu mbështetjen e vet për misionin e OKB-së në Afganistan dhe solidaritetin e plotë me përpjekjet e saj për rivendosjen e paqes dhe zhvillimin e vendit. Në mëngjes guerrilasit sulmuan hotelin e personelit të OKB-së në qendër të kryeqytetit të Afganistanit. Vdiqën 13 veta, duke përfshirë edhe 6 bashkëpunëtorë të kësaj organizate.