Moska është e shqetësuar për acarimin e situatës në Afganistan dhe shpreh keqardhje në lidhje me vdekjen e bashkëpunëtorëve të OKB-së në këtë vend. Në deklaratën e MPJ të Rusisë sulmet e befasishme quhen të palejueshme. 6 bashkëpunëtorë të OKB-së u vranë dhe 9 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në hotelin e tyre në qendër të Kabullit. Hoteli u gjuajt nga guerrilasit talebanë, të cilët pak më vonë goditën me raketë edhe një hotel tjetër, ku jetojnë shtetas të huaj. Ky sulm i befasishëm, i drejtuar për bojkotimin e turit të zgjedhjeve presidneciale, që do të zhvillohen më 7 nëntor u dënuan nga BE dhe NATO.