Gripi i derrave  Foto RIA LajmetNë Rusi për herë të parë u fiksuan zyrtarisht raste të vdekjes së njerëzve nga gripi A/H1N1, i cili quhet gjithashtu edhe Gripi i derrave. Një moskovite dhe tre banore të qytetit Çita ndërruan jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga ky virus. Virusologët janë të shokuar, të tronditur nga shpejtësia me të cilën po përhapet infeksioni. Autoritetet e Burjatisë janë të gatshme të vendosin në rajon bile dhe gjendjen e jashtëzakonshme. Gazeta “Kommersant” njofton, se vaksinimi i popullsisë do të fillojë vetëm pas 3 javësh. Ndërkohë, viktimë e parë e Gripit të derrave në Moskë u bë një grua 53 vjeçare. Mjekët deklaruan, se sëmundja kryesore iu komplikua asaj nga një patologji e rëndë që e shoqëroi atë dhe përfundimi letal pasoi pavarësisht nga veprimet e ndërmarra në repartin e realimacionit prej mjekëve të spitalit. Më parë në qytetin Çita vdiqën një grua 40 vjeçare dhe një vajzë 28 vjeçare në muajin e 9 të shtatëzanisë. Fëmija i saj nuk u arrit të shpëtohet dot. Mjekët mendojnë se të dyja viktimat e sipërpërmendura u drejtuan shumë vonë për ndihmë mjekësore.
Botimi “Rossijskaja gazeta” shkruan, se të gjitha këto gra që gjetën vdekjen nga virusi A/H1N1 në ditët e para të prekjes nga sëmundja janë marrë me vetëkurim. Në ditën e 6 apo të 7 atyre iu keqësua papritmas gjendja shëndetësore duke u ndërlikuar edhe më tepër nga pneumonia dhe insuficienca e rrugëve të frymëmarrjes. Përfundimi letal pasoi mbas 2-3 ditësh pas keqësimit të gjendjes shëndetësore.
Botimi “Vremia novostei” iu drejtua për komentimin e situatës së krijuar Shefit të Katedrës së Interferoneve të Institutit Shkencor të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Feliks Jershov. Ai mendon se pandemia e kësaj sëmundjeje në Rusi vetëm sapo fillon. Kulminacioni i përhapjes së saj pritet në dhjetor, kur çdo ditë do të infektohen rreth 5000 veta.
Foto RIA LajmetGazeta “Moskovskij komsomolec” kujton, se në luftën kundër gripit përdoren preparate të tilla ruse si Rimantadinum dhe Arbidol, medikamenti amerikan Tamiflu, një seri preparatash mbi bazë të Interferonit. Por gjëja më kryesore është që të fillohet përdorimi i këtyre preparateve gjatë 2 ditëve të para të prekjes nga sëmundja. Së bashku me medikamentet antivirusale duhet të përdoren patjetër edhe ilaçe që eliminojnë simptomat e rënda të sëmundjes mbi bazë Paracetamoli. Ai ndihmon për uljen e temperaturës, heqjen e dhimbjeve të kyçeve dhe të grykës. Njerëzve të moshuar që kanë probleme me zemrën u rekomandohet të përdorin suplementarisht preparatet Validol ose Valocordin, sepse organizmi i tyre mund të mos e përballojë dot temperaturën e lartë.