Rusia së shpejti do ti paraqesë komunitetit ndërkombëtar një plan konkret për luftën kundër trafikantëve nga Afganistani. Sipas fjalëve të Kreut të Shërbimit Federal për kontrollin e qarkullimit të drogës Viktor Ivanov, Moska propozon që të vlerësohet heroina afgane, duke marrë parasysh ato vëllime, në të cilat ajo hyn, si armë e zhdukjes në masë, e drejtuar, para së gjithash kundër të rinjve. Prodhimi i drogës në Afganistan, vuri në dukje Ivanov, paraqet rrezik kërcënues për paqen ndërkombëtare dhe sigurimin. Në lidhje me këtë “ka ardhur ora të fiksohet ky rrezik” në dokumentat bazë të OKB-së dhe para së gjithash, në rezolutën speciale të Këshillit të Sigurimit.