Rusia furnizon armë dhe teknikë speciale për nënrepartet e destinacionit special jo vetëm në vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, por edhe në vendet e NATO-s, njoftoi përfaqësuesi i Eksportit të teknikës ushtarake të Rusisë “Rosoboroneksport”. Sipas fjalëve të tij, partnerëve të huaj u intereson para së gjithash armatimi për nënrepartet speciale antiterroristie, paisje optike, ndër të tjera edhe dylbi nate, mjete të marrjes së informacionit jo me anë të syrit, pajisje për mbrojtjen personale dhe armë jovdekjeprurëse.