Ministria e financave e Rusisë ndërtoi një linjë telefonike, me anë të së cilës qytetarët mund të njoftojnë për rastet e shfaqjes së korrupsionit nga ana e nëpunësve dikasterialë. Kjo linjë destinohet për njoftime, të cilat përmbajnë fakte konkrete të marrjes së ryshfeteve dhe shkelje të tjera të ligjit. Personat që do të bëjnë këto njoftime do të mbeten anonimë.