Filmi dokumentar “Kjo ishte e gjitha” për ditët e fundit të jetës së legjendarit botëror të show-biznesit Michael Jackson do të jepet në Moskë. Përpara transmetimit grupet muzikore do të interpretojnë këngët më të njohura të Jackson-it. Nëpër gjithë Rusinë do të organizohen flash-mobe me kërcime nën muzikën e klipit të famshëm “Thriller”. Në Rusi ky film do të hidhet për shitje në treg më 29 tetor, ndërkohë që në shumë qytete të Amerikës dhe Europës do të shfaqet që sot.