Dimitri Medvediev uroi veteranët dhe gjithë shtetasit e Ukrainës me rastin e 65 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë gjemanë. Kujtimi për unitetin e popujve tanë në luftën kundër armikut do të trashëgohet nga brezi në brez, flitet në mesazhin e Presidentit rus. Medvediev shprehu bindje në atë, se vështirësitë e përkohëshme midis dy vendve do të kapërcehen dhe nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e popujve të të dy vendeve, kurse të gjitha përpjekjet për të ngjallur mosbesim në tokën historike kanë dështuar me kohë. Ukraina për herë të parë kremton zyrtarisht Ditën e Çlirimit nga pushtuesit fashistë.