Rusia dhe SHBA-s kanë shansin të nënshkruajnë traktatin e ri në lidhje me Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) deri në përfundimin e afatit të traktatit të vjetër, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, administrata amerikane është e gatshme të marrë parasysh shqetësimet principiale të Rusisë dhe së shpejti do të paraqesë propozime në lidhje me to. Lavrov vuri në dukje, se për Moskën e rëndësishme është ndërlidhja midis armatimeve strategjike ofensive, si dhe problemi, që ka të bëjë me programin amerikan për prodhimin e armatimeve strategjike me municion bërthamor.