Delfini rozëShkencëtarët e Peterburgut dhe amatorët-extremals të vendeve të paeksploruara do të nisen për në brigjet e Amazonës (Amerika Latine), ku do të kërkojnë delfinin ngjyrë rozë: sipas legjendave vendase, ai mund të shndërrohet në një mashkull mjaft tërheqës. Kjo ekspeditë do të kalojë nëpër pjesën e pashkelur deri më sot të Amazonës në rajonin e njërës prej degëve të saj — lumit Moron nga 29 dhjetori deri më 31 janar. Itinerari i kësaj ekspeditë do të kalojë në territoret e tre vendeve: Ekuadorit, Perusë dhe Brazilit. Qëllimet e tjera të ekspeditës që u bënë të njohura nga shkencëtarët janë: studimi i florës dhe faunës së territoreve, në të cilat zor se ka shkelur ndonjëherë më parë këmba e njeriut, tërheqja e vëmendjes së shoqërisë ndaj të fshehtave të natyrës dhe llojeve të rralla të bimëve dhe kafshëve.


***


Koha më e përshtatshme, më optimale për të organizuar takim pune në zyrë është ora 15.00 e ditës së martë, konformojnë studiuesit britanikë të organizimit të kushteve të punës. Specialistët analizuan përgjigjet e rreth 100 mijë përdoruesve të Internet-kalendarit When is good në lidhje me pyetjet për organizimin e takimeve dhe përcaktuan me këtë kohën më optimale për zhvillimin e takimeve. Koha më e pa përshtatshme për takime të tilla rezultoi të jetë mëngjesi i ditës së hënë, kur njerëzit akoma nuk janë ndarë tërësisht me ndjesinë e pushimeve të fundjavës, kur me vështirësi u thith truri dhe përpiqen ta fillojnë javën me një filxhan kafe, me kontrollimin e postës elektronike dhe planifikimin e aktiviteteve të ditëve në vazhdim.


***


Shumë njerëz, veprimtaria e të cilëve ka të bëjë me vëllime të mëdha informacioni, shtrojnë pyetjen — a është vallë një gjë reale që të ruhet në kujtesë një numur i madh të dhënash për një kohë të shkurtër? Procesi i të fiksuarit të informacionit në kujtesë ndahet në dy lloje: spontan dhe jospontan. Kujtesa spontane nga ana e vet ndahet në mekanike (të mësuarit përmendësh) dhe në logjike (të perceptuarit e informacionit). E rëndësishme është që të kuptohet se materiali i mësuar përmendësh mbetet në kujtesë për një kohë shumë më të shkurtër, në një kohë kur materiali i kuptuar mirë dhe i perceptuar thellë mbetet në kujtesë për shumë e shumë vite me radhë. Koha më optimale për të përvetësuar ndonjë informacion të ri është nga ora 8 deri në 10 të mëngjesit dhe nga 20.00 e deri në 23.00 të darkës. Në këtë kohë truri i shumicës së njerëzve është më aktiv.