Stacioni i Metrosë Në gjirin e shoqërisë ruse nuk po reshtin debatet e diskutimet rreth rivendosjes së pamjes historike të Metropolitenit moskovit. Siç kujton gazeta “Komsomolskaja pravda”, në verë të këtij viti në kubetë e stacionit të metrosë Kurskaja-Kolcevaja” të hapur pas restaurimit u dukën vargjet nga Himni sovjetik i vitit 1944. Dhe pikërisht: “Neve na rriti Stalini-për besnikëri ndaj popullit” e kështu me radhë…Fillimin e frazës: “Përmesh shqotash e stuhish rrezatoi dielli i lirisë/ Dhe Lenini i madh ne rrugën na ndriçoi” himnit ia hoqën. Drejtori i Metropolitenit atëhere deklaroi se ky është hapi i parë drejt rivendosjes së drejtësisë historike në rikonstruktimin e Metrosë së nëndheshme. Kjo gjë bëri rezonancë të madhe në shoqërinë ruse: që nga pohimi shumëmijëravetësh “e miratojmë këtë ide” e deri tek një kumbim akoma dhe më i madh në numër në favor të qendrimit “si mund të rehabilitohet tirani-Stalin?”. Fillojë të ziejë Interneti, u impresionua dhe u shqetësua shoqëria, filluan të dërgohen letra nëpër instanca të ndryshme me kërkesat për të likuiduar nga Metroja fantazmën e stalinizmit. Më pas e gjithë kjo zallamahi vërshoi me një valë të re indinjate: u publikua letra e Komitetit të Moskës për trashëgiminë kulturore. Në letrën në fjalë vihej në dukje, se stacioni është objekt i trashëgimisë kulturore, por në kundërshtim me të gjitha rregullat, dokumentacioni i projektimit për restaurimin nuk u bashkërendit. Nëpunësit ia drejtuan këtë pretendim stafit drejtues të Metropolitenit. Atje, me sa duket nga të gjitha, pasi e kuptuan se puna po merr një kthesë seroize, morën vendimin që ti rikthejnë vargjet e para të himnit…ato për Leninin. Këtu i hodhi benzinë zjarrit edhe Kryearkitekti i Moskës Aleksandër Kuzmin duke deklaruar se në qoftë se do të bëhet restaurimi sipas rregullave ekzistuese, atëhere duhet kthyer në vendin e vet të mëparshëm edhe monumenti i Stalinit, prijësit, udhëheqësit të të gjithë popujve të Bashkimit Sovjetik. Dhe gjatë kësaj Kryearkitekti theksoi, se vetë nuk është aspak stalinist.

Komentimi i artikullit të ditës

Lideri i Lëvizjes “Për të drejtat e njeriut”, mbrojtësi rus i të drejtave të njeriut Lev Ponomarjov flet tani përpara mikrofonit tonë mbi nëntekstin e debateve rreth artibutikës së stalinizmit: “Fakti se në gjirin e shoqërisë mund të zhvillohen diskutime e debate mbi Stalinin, vetë ai fakt se ndaj figurës së tij mbahen qendrime të ndryshme janë gjëra mjaft të arsyeshme, të natyrshme dhe të kuptueshme. Por ajo se vetë autoritetet në nivele nga më të ndryshmet provokojnë, imponojnë me vetëdije të plotë zhvillimin e këtij debati dhe e ngrenë atë, në përgjithësi, për diskutim është një gjë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe dëshmon për atë, se autoritetet pushtetore janë të papërgjegjshme. Ato me këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse destabilizojnë shoqërinë. Kjo është, thjesht, e palejueshme. Pasioni për ushqimin e revanshizmit është i mbarsur me pasoja tragjike. Mjafton të kujtojmë këtu historinë e kombit gjerman, i cili në kohën e vet u mashtrua nga idetë e revanshizmit”, konkludoi Lev Ponomarjov.