Gjykata e Hagës Foto RIA LajmetMbrëmë në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë duhej të fillonte procesi gjyqësor në lidhje me çështjen e ish Liderit të serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç. Procesi gjyqësor zgjati vetëm rreth 20 minuta: për shkak se Radavon Karaxhiç nuk u paraqit për pjesëmarje në të, ajo u shty për sot. Por edhe më 27 tetor procesi gjyqësor u zhvillua në mungesë të të pandehurit. Duhet thënë se vetë fillimi i procesit gjyqësor është shtyrë më se një herë edhe përpara kësaj. Mbi Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe punën e saj do të përsiatë në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Nikollai Dovzhenko. Gjykata e Hagës apo Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë u krijua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 25 maj të vitit 1993 mbi bazë të rezolutës № 827 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ia vlen të theksohet ai fakt, se Gjykata zotëron vetëm mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe për forcë të kësaj nuk hyn në kategorinë e gjykatave klasike ndërkombëtare, të cilat krijohen mbi bazë të marrëveshjes ndërkombëtare. Kjo u lejon shumë vëzhguesve, ndër të tjera edhe në Rusi, që të flasin mbi atë se në Hagë po zhvillohet një farsë e vërtetë gjyqësore që ka një prapaskenë paksa të maskuar politike. Ne kemi folur më se njëherë në programet tona mbi veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ja dhe sot në lidhje me të ashtuquajturën “Çështja Karaxhiç” ne kemi ftuar të shprehë mendimin përpara mikrofonit tonë ekspertin e autoritetshëm të Akademisë së Shkencave të Rusisë Sergei Romanenko. Ia japim fjalën atij: “Sigurisht që do të ishte më mirë që njerëz të tillë, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, ti gjykonin në vendet ku dhe janë kryer krimet e luftës apo ku janë mbledhur provat, dëshmitë faktike të fajit të tyre. Por deri tani rrethanat dhe vetë situata në territorin e ish Jugosllavisë nuk e lejojnë një gjë të tillë. Kështu që Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë u bë në kohën e vet platforma më e mirë për këtë, por tani vetë Gjykata është mjaft larg objektivitetit. Është më se evidente se u duhet bërë një vlerësim juridik krimeve, por Gjykata e Hagës nuk ekziston së bashku me të gjithë gjykatësit e vet në hapësirë vakumi, po në sistem të përgjithshëm drejtësor. Çdo përfaqësues i trupit gjykues ndërkombëtar i përmbahet traditave të veta të zhvillimit të procedurave gjyqësore. Dhe kjo është pikërisht një nga të metat më serioze që shfaqen herë pas here gjatë aplikimit në jetë të normave të drejtësisë. Ndërkohë që duhet thënë se edhe shumë vendime, që në të vërtetë merren në korridoret e Brukselit, ndikojnë në këtë apo atë mënyrë në pozitën, qendrimin e pavarur, siç do të dukej nga ky fakt, të gjykatësve në Hagë… Por për avokatët është më se e qartë: se mungesa e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës është shumë më e keqe se krijimi i saj”, konkludon eksperti i autoritetshëm rus Sergei Romanenko.