Në Moskë u evidentua rasti i parë i vdekjes nga gripi A H1N1. Për këtë njoftuan në Ministrinë e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Rusisë. Gruaja 53 vjeçare vdiq në spitalin infektiv të qytetit. Më parë u njoftua për tre raste me përfundim letal nga kjo sëmundje në qarkun e Pranë Bajkalit. Në Ministri vunë në dukje, se virusi i gripit të derrave tek 90 % e të sëmurëve shfaqet në formë të lehtë dhe nuk dallohet nga sëmundjet e tjera të rënda virusale. Gjithsej në Rusi janë regjistruar 1349 raste të konfirmimeve laboratorike të gripit A H1N1. Aktualisht janë të sëmurë 393 veta, janë shëruar 956 të tjerë.