Stilisti i famshëm italian Giorgio Armani mbërriti në Moskë, që të demostrojë koleksionin e vet të ri sezonal vjeshtë-dimër 2009. “Deri më sot asnjë kryeqytet i botës nuk më ka bërë kaq shumë përshtypje, sa Moska”, me fjalë të tilla filloi stilisti konferencën e vet për shtyp në kryeqytetin rus. “Unë mbërrita këtu jo thjesht për të demostruar koleksionet e mia të reja, por për tu thënë kolegëve të mi rusë “Spasibo!””, vuri në dukje Armani. Sipas fjalëve të tij, tregu rus si dhe më parë mbetet më interesanti.