Rusia dhe Japonia kanë ndërmend të ecin përpara në mënyrë aktive në lidhje me procesin e përpunimit të marrëveshjes paqësore. Për këtë ranë dakort në konsultimet në Tokio zëvendës krerët e MPJ të Rusisë Aleksei Borodavkin dhe homologu i tij japonez Kenitiro Sasae. Diplomati rus bëri thirrje që në marrëdhëniet dypalëshe të hiqet dorë nga stereotipet e Luftës së Ftohtë. Ai propozoi të organizohet deri në fillim të vitit të ardhshëm një vizitë e Ministrit të ri të punëve të jashtme të Japonisë Kacuja Okada në Rusi. Gjatë konsultimeve palët gjithashtu shkëmbyen mendime në lidhje me takimet e pritshme në nëntor të liderëve të Rusisë dhe Japonisë.