Rusia zuri vendin e 69-të në rejtingun e vendeve më të suksesshme të botës sipas Legatum Prosperity Index ndër 104 vendet pjesëmarrëse. Vendin e parë në rejting sipas parametrave më të lartë e zuri Finlanda. Për këtë njoftoi Instituti Legatum në press-release. Një shkallë më lartë se Rusia renditet Ekuadori. Në rejting Rusia i le Ukrainës vendin e 61-të, por ja kalon Kinës, që renditet në vendin e 75-të, Kazakistanit në vendin e 76-të dhe Bjellorusisë në vendin e 85-të. Në versionin e mëparshëm Rusia zinte vendin e 57-të.