Tre, dhe jo dy raste të vdekjes nga gripi A H1N1 janë regjistruar në Rusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së shëndetësisë të qarkut të Përtej Bajkalit, rastet me përfundim letal nga “gripi i derrave” janë konfirmuar në mënyrë laboratorike në laboratoret e virusologjisë. Më parë autoritetet e këtij rajoni, si dhe Kreu i Rospotrebnadzor-it Genadi Onishenko njoftuan mbi dy rastet e para të vdekjes. Sipas të dhënave të tyre, kanë vdekur dy femra 29 dhe 50 vjeçare, të cilat nuk kanë udhëtuar jashtë këtij qarku.