Uniteti europian u ndodh sërish nën rrezik kërcënues. Traktati i Lisbonës, i destinuar ta ngrejë integrimin e Bashkimit Europian në një nivel më të lartë, u bllokua nga Çekia. Ndërsa kjo nga ana e vet do të thotë, se samiti i BE, i cili është caktuar të mbahet më 29-30 tetor, nuk do të mund të emërojë dot udhëheqjen e Bashkimit Europian. Në bazë të pozitës së Çekisë qendron preokupimi për mbrojtjen e interesave shtetërore. Sot Gjykata Kushtetuese e vendit ia hyri punës për shqyrtimin e ankesës gjyqësore të një grupi senatorësh në lidhje me mospërkimin e Traktatit të Lisbonës me kushtetutën e republikës. Anëtarët e Dhomës së Lartë të parlamentit çek e quajnë dokumentin në fjalë si tepër të “përgjithshëm” dhe si të tillë që kufizon sovranitetin kombëtar. Ka shfaqur pretendimet e veta ndaj Traktatit të Lisbonës edhe Presidenti i Çekisë Václav Klaus. Ai kërkon nga BE, në veçanti, që të përjashtohet vendi nga veprimi i Kartës së të Drejtave Themelore që i bashkangjitet Traktatit të Lisbonës. Kjo gjë duhet ti sigurojë Çekisë mbrojtjen prej ngritjes së padive gjyqësore nga ana e gjermanëve të Sudetit, të cilët u dëbuan, u shpërgulën me detyrim pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nga territori çek. Për Brukselin, ku ndodhen selitë e organeve drejtuese të Bashkimit Europian, kënaqja e pretendimeve të Pragës është e mbarsur me vështirësi të caktuara. Meqenëse favorizimet për Çekinë mund të çojnë në paraqitjen e kërkesave të reja nga ana e vendeve të tjera. Rrjedhimisht, procesi i hyrjes realisht në fuqi të Traktatit të Lisbonës mund të shtyhet për një kohë të papërcaktuar. Tani për tani nuk është arritur të gjendet dot ndonjë rrugëzgjidhje për problemin çek. Debatet e diskutimet po vazhdojnë. Vetëm këtë mundi të thotë në konferëncën e mbajtur për shtyp sipas përfundimeve të ditës së parë të takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian në Luksemburg Anna Cecilia Malmström, Ministrja për problemet europiane e Suedisë, vend ky që kryeson aktualisht në BE. Ndërkohë mbi udhëheqjen e Çekisë, ndër të tjera edhe mbi vetë Presidentin Václav Klaus, po vazhdon të ushtrohet një presion masiv, vë në dukje eksperti i Institutit rus të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare Aleksandër Pikajev: “Disa çështje tashmë po dalin në faqet e gazetave. Në ushtrimin e presionit mbi Çekinë janë ingranuar tani edhe personalitete europiane nga më të rëndësishmet (politikanë të peshës së rëndë), ndër të tjera edhe Kryetari i Komisionit Europian Barroso. Prandaj Presidenti i Çekisë Václav Klaus e ka shumë të vështirë ti përballojë, ti zmbrapsë këto sulme. Nga njëra anë mbi të ushtron presion Brukseli. Nga ana tjetër atij i bëjnë presion Kryeministri i vendit, shumë anëtarë të parlamentit çek, ndër të tjera edhe nga vetë partia e tij. Prandaj për të është tejet e vështirë ti përballojë të gjitha këto”, konkludon eksperti rus Aleksandër Pikajev.