Dimitri Medvediev mendon, se zgjedhjet e tetorit në organet legjislative dhe të vetudhëheqjes vendore në rajonet e Rusisë ishin organizuar në mënyrë normale, kurse rezultatet e tyre në përgjithësi shfaqin preferencat e partive politike të qytetarëve. Në takimin me Kreun e KQZ-së Vladimir Çurov Presidenti pranoi, se votimi shkaktoi emocione të shumta nga ana e partive, të cilat i konsideruan rezultatet përfundimtare jo të kënaqshme dhe të padrejta. Kreu i shtetit mendon, se është e domosdoshme të shqyrtohen mirë të gjitha pretendimet. Të pakënaqurve nga këto zgjedhje, ai u propozoi të drejtohen në gjyq. Në zgjedhjet e 11 tetorit në 75 rajone të vendit praktikisht kudo fitoi Partia udhëheqëse “Rusia unike”.