Biljana Pllavshiç-Ish Presidente e Republikës së Serbisë në Bosnje e Hercegovinë doli nga burgu suedez. Ajo ishte dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës me 11 vjet heqje lirie për krimet ushtarake të kryera në territorin e ish Jugosllavisë në mesin e viteve 1990 dhe kaloi në burg 2/3 e këtij afati. Të drejtën për lirimin e 79 vjeçares Pllavshiç, të cilën e quanin “zonja e hekurt e Ballkanit”, ajo e fitoi për demonstrim të një sjelljeje shembullore në burg. Pllavshiç është gruaja e vetme, e cila është dënuar nga Gjykata e Hagës.