Në Rusi janë regjistruar dy rastet e para të vdekjes nga gripi A H1N1, njoftoi Kryemjeku sanitar Genadi Onishenko. Në qytetin Çita (Siberi) vdiqën dy femra. Njëra prej tyre ishte shtatëzënë. Fëmijën nuk mundën ta shpëtonin. Aktualisht në Rusi numri i të sëmurëve nga gripi i derrave përbën 1350 veta. Në më shumë se gjysmën e këtyre rasteve virusi evidentohet tek ata, të cilët janë kthyer nga jashtë shtetit. Gjithësej në botë nga gripi A H1N1, sipas të dhënave të fundit të OBSH, kanë vdekur rreth 5 mijë veta.