Në qytetin rus të Detit të Zi Soçi-kryeqytet i Olimpiadës-2014 startoi projekti multimedial “SoçiReporter”. Në burimin special të Internetit çdo vizitor mund jo vetëm të marrë informacion mbi atë se çfarë po ndodh në këtë qytet, por edhe të publikojë artikuj, bloge dhe regjistrime vidiosh dhe fotografi. Në këtë site www.sochireporter.ru tashmë janë publikuar materiale, të krijuara nga pjesëmarrësit vullnetarë të këtij projekti, studentë të universiteteve të Soçit. “SoçiReporter” është arkivi i parë multimedial në botë për përgatitjet e kryeqytetit olimpik të Lojërave.