Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të BE miratoi Strategjinë për Detin Balltik, të destinuar për forcimin e infrastrukturës transportuese, energjetike dhe ekologjike të vendeve të pellgut të Detit Balltik të BE. Kjo Strategji parashikon bashkëpunimin me Rusinë, e cila nuk bën pjesë në BE, por ka dalje në Detin Balltik. Dokumenti destinohet të shpejtojë procesin e integrimit të infrastrukturave dhe tregjeve, si dhe të afrojë popujt, të cilët jetojnë afër brigjeve të Balltikut. Parashikohet, se do të krijohen edhe programe të tjera të ngjashme, për shmbull, për vendet e rajonit të Danubit.