Principi i botës njëpolare është bërë iluzion, deklaroi gjatë vizitës në Sri Lankë Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, realiteti i ri i botës shumëpolare konfirmon pozitat e veta, “duke krijuar bazën për udhëheqjen e zhvillimit botëror”. Lavrov mendon, se në veçanti askush nuk mund ti përballojë dot të tilla rreziqe globale, si terrorizmin, kriminalitetin ndërkombëtar, përhapjen e armës së shfarosjes në masë dhe drogën. Dalja e vetme nga kjo situatë është forcimi i bashkëpunimit në OKB, “G-8”-es dhe strukturave rajonale.