Koalicioni i ri drejtues i Gjermanisë e konsideron Rusinë si partnere të rëndësishme për kapërcimin sfidave rajonale dhe globale. Për këtë flitet në marrëveshjen, e cila u nënshkrua nga partitë që bëjnë pjesë në të. Në këto sfida, në veçanti hyjnë konfliktet në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, programi bërthamor i Iranit, terrorizmi ndërkombëtar, klima dhe epidemitë globale. Qeveria gjermane theksoi, se ka ndërmend të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Rusinë, në veçanti në sferën energjetike.