Projekti i parë i arsimit të lartë në distancë për shtetasit rusë startoi në Greqi. Shtetasit e Rusisë që jetojnë atje mund të studiojnë në Akademinë Industrialo-financiare të Moskës. Për këtë studentit i nevojitet dëftesa e shkollës së mesme ose të shkollës profesionalo-teknike që ai ka përfunduar në Rusi, në ndonjë vend të ish Bashkimit Sovjetik ose në Greqi. Leksionet jepen nga profesorë nëpërmjet Internet-portalit mësimor. Një vit studimi kushton 4,4 mijë euro. Diplomat e shkollave të larta të Moskës do të njihen nga kompanitë greke për punësimin e shtetasve rusë.