Botimi “Vedomosti” informon mbi atë, se çfarë lloj orësh mbajnë në dorë nëpunësit e lartë zyrtarë rusë. Kryeministri Vladimir Putin preferon dy lloj markash: Blancpain dhe Patek Philippe. Presidenti i Bankës VTB Andrei Kostin mban orë të markës Patek Philippe me vlerë 240 mijë dollarë. Një markë tjetër me popullaritet është Breguet. Presidenti Dimitri Medvediev preferon orë të markave Breguet, Classique Moon Phase, të cilat kushtojnë 32 mijë dollarë. Një markë tjetër mjaft e preferuar nga nëpunësit shtetërorë rusë është Ulysse Nardin. Por më të shtrenjtat nga të gjitha orët që mundi të fotografonte botimi “Vedomosti” është ajo e drejtuesit të kompleksit ndërtues kryeqytetas, Zëvendës-kryebashkiakut të Moskës Vladimir Resin. Ai mban në dorë Dewitt, La Pressy Grande Complication që kushton më shumë se një milionë franka zviceriane.


***


Procesi i korrektimit të planeve të SHBA-s në lidhje me dislokimin e sistemit të mbrojtjes antiraket në Europë shumë ngadaltë, por në mënyrë konsekuente po plotësohet me hollësira të reja, shkruan botimi “Rossijskaja gazeta”. Duke analizuar edhe një herë tjetër rreziqet që mund ti kanosen sigurimit të Botës së Vjetër, Uashingtoni dhe aleatët e tij, me sa duket nga të gjitha arritën në përfundimin, se pa mundësitë ruse në fushën e mbrojtjes antiraket (MAR) nuk mund t’ia dilet dot punës mbanë. Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bratisllavë europianët i dhanë “dritë jeshile” arkitekturës së re të MAR në rajonin e propozuar nga SHBA-s. Për arritjen e avancimit të suksesshëm të variantit të ri të “mburojës antiraket”, të cilin Barak Obama e bëri publik muajin e kaluar, u ingranua mjaft aktivisht edhe Nën-presidenti i SHBA-s Joseph Bide. Ky i fundit posaçërisht për zgjidhjen e kësaj detyre nuk përtoi bile të ndërmerrte edhe një mini-turne nëpër vendet e Europës Lindore. Ndërkohë MPJ e Rusisë në fillim të tetorit konfirmoi, se Moska është e gatshme të marrë pjesë në krijimin e sistemit kolektiv të MAR dhe të bashkëpunojë në këtë çështje me SHBA-s dhe NATO-n. Sipas të dhënave të botimit “Rossiskaja gazeta”, propozimet që kanë të bëjnë me përfshirjen në një sistem të tillë të radarit rus në Gabala të Azerbajxhanit ose “Syrit kozmik” në Armavirin rus vazhdojnë të mbeten ende në fuqi.