RIA LajmetKryeministri Vladimir Putin konfirmoi zyrtarisht vendimin për të shtyrë për një vit vendosjen e tarifave kufizuese doganore për eksportin e lëndës së drurit të papërpunuar. Sipas mendimit të ekspertëve, tek të cilët referohet botimi “Nezavisimaja gazeta”, statusi i Rusisë si shtet i varur nga lënda e parë do të vazhdojë të ruhet si minimum deri në vitin 2015. Më parë se ky afat në vend është fizikisht i pamundur realizimi i programeve investuese për krijimin e ndërmarrjeve të përpunimit të thellë të lëndës së drurit. Për Moskën dhe Helsinkin çështjet e eksportimit të lëndës së drurit dhe ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream” janë bërë prej kohësh objekt tregtie. Dhe duhet thënë, se në Helsinki për një vit nuk është vënë re ndonjë progres i veçantë përkatësisht problemit që ka të bëjë me ndërtimin e tubacionit rus. Projekti, pa marrjen e konfirmimit pozitiv nga ana e palës finlandeze, formalisht mbetet ende në gjendje të ndrerur, në hava, mund të thuhet, pavarësisht nga ingranimi i vazhdueshëm në të i vendeve të reja të Bashkimit Europian. Procedurat e gjata, pa mbarim burokratike, me referim tek pamundësia e përjashtimit të rreziqeve kërcënuese ekologjike të lidhura me realizimin e projektit, nuk janë aspak të rastësishme. Ekspertët mendojnë, se finlandezët me vetëdije të plotë e bëjnë këtë që me qëllim që të kenë në dorë një levë të fortë për ushtrim presioni mbi autoritetet ruse. Ndërvarësia reciproke e partnerëve nga njëri-tjetri i detyron ata të kërkojnë rrugëzgjidhje kompromise. Siç komenton botimi “Njezavisimaja gazeta”, për tërheqjen, joshjen e investitorëve në kompleksin e industrisë së përpunimit të lëndës së drurit në Rusi vendi duhet të përqendrohet në zhvillimin e infrastrukturës logjistike dhe energjetike.


Komentimi i artikullit të ditës


Kreu i drejtorisë së studimeve analitike të kompanisë “Uralsib” Aleksandër Gollovcov vlerëson tani përpara mikrofonit tonë se sa të “balancuara” janë lëshimet e Rusisë dhe Finlandës, përkatësisht, eksporti i lëndës së drurit në këmbim të dhënies së pëlqimit për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream”: “Lëshimet janë pak e shumë të barazvlefshme. Ndoshta, me njëfarë përparësie, avantazhi në favor të Rusisë. Meqenëse Rusia nuk është akoma në gjendje të përpunojë në mënyrë të mëvetësishme gjithë vëllimin e trungjeve të pemëve që është e aftë të prodhojë mbi bazë të rezervave të veta çdo vit. Për këtë nuk janë përgatitur, siguruar të gjitha kapacitetet e nevojshme. Ndër të tjera ekonomisë së Rusisë i intereson të eksportojë një pjesë të lëndës së vet të papërpunuar drusore në Finlandë. Kurse dhënia e pëlqimit nga ana e finlandezëve në lidhje me lançimin e “Nord Stream” është tepër e rëndësishme për realizimin e këtij projekti. Sigurisht, që plotësisht i mbyllur ky tregtim, pazar i madh mund të quhet vetëm atëhere kur tubacioni do të jetë shtruar tashmë.