Pala ruse do të zhvillojë bashkëpunimin me vendet e OPEK-ut dhe me vetë organizatën, por në marrjen e vendimeve në radhë të parë do të udhëhiqen nga interesat e veta kombëtare. Për këtë njoftoi Ministri i energjetikës i Federatës Ruse Sergei Shmatko. Ai përmendi, se Rusia i propozoi OPEK-ut që të nënshkruajë memorandumin, në të cilin të mund të fiksohej skema e zhvillimit të marrëdhënieve të vendeve tona me kartelin. Shmatko vuri në dukje gjithashtu, se pas vërejtjeve kritike në adresë të Rusisë për shkak të asaj, se vendi ynë u rendit i pari për eksportin e naftës, ai zhvilloi negociata me Kreun e OPEK-ut, dhe të gjitha problemet u sqaruan.