Rrezik më të madh për Serbinë përbën “shpallja e kundërligjshme dhe e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë”. Për këtë flitet në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar, e cila u miratua nga Skupshçina Popullore (Parlamenti) e Serbisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga një sërë shtete, ndër të tjera edhe nga vendet fqinje me Serbinë, “në mënyrë jo të favorshme ndikon në masat e forcimit të mirëbesimit dhe bashkëpunimit, ngadalëson procesin e stabilizimit” në rajon, flitet në dokumentin përkatës.