Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i quajti shpërthimet në Bagdad akte terroriste çnjerëzore. Ai shprehu keqardhjen e vet Presidentit të Irakut Xhallall Tallabani në lidhje me aktet terroriste të 25 tetorit, që shkaktuan viktima të shumta. “Me keqëardhje dhe dhimbje të thellë prita lajmin mbi shpërthimet kriminale në Bagdad. Me vendosmëri i dënoj këto akte terroriste makabre”, citon shërbimi i shtypit të Kremlinit mesazhin e Medvedievit. Në të ai theksoi, se “çdo lloj shfaqjesh të terrorizmit kundër shtetasve paqësorë, institucioneve shtetërore, fetare dhe shoqërore, çfarëdo lloj qëllimesh dhe detyrash që të kenë, nuk meritojnë kurrfarë justifikimi”.