Anija “Arctic Sea”, e cial u çlirua nga piratët ngriti spirancën nga vendqëndrimi në Gjibraltar, ku atë e ruante anija luftarake ruse, dhe me ndihmën e një rimorkiatori u nis drejt Maltës. Atje është regjistruar kompania së cilës i përket anija. Siç njoftoi Përfaqësuesi i kompanisë operatore Solchart Nikollai Karpenkov, ekuipazhi rus prej 14 vetash është në gjendje të mirë shëndetësore . 11 anëtarë të komandës dhe 8 piratë u cuan në Moskë. Tani po zhvillohen hetimet përkatëse.