Konsumatorët europianë sipas përfundimeve të vitit i kanë borxh “Gazprom”-it rus rreth 2,5 miliardë dollarë, njoftoi gazeta që publikohet në Londër “The Wall Street Jornal Europe”. Konsumimi i gazit rus nga partnerët më të mëdhnj europianë këtë vit u shkurtua me 10 miliardë metra kub për shkak të uljes së përgjithshme të kërkesës nën ndikimin e krizës, vuri në dukje botimi. Sipas kushteve të marrëveshjes, konsumatorët janë të detyruar të paguajnë gazin që nuk e kanë marrë. “Gazprom” mund t’ua ngarkojë këtë shumë për shlyerje blerësve nga Europa për vitin e ardhshshëm, në qoftë se në vitin 2010 ata do të marrin 10 miliardë metra kub më shumë se ai vëllim, që është përcaktuar në marrëveshje për këtë periudhë.