“Naftogaz Ukraini” gjithnjë e më me vështirësi po paguan “Gazprom”-in rus për furnizimet e gazit. Siç njofton një burim, i afërt me ngjarjet e negociatave të Kreut të “Gazprom”-it Aleksei Miler dhe Kreut të “Naftogaz”-it Oleg Dubin, në Ukrainë mund të lindin tashmë probleme me pagën për muajin tetor, që afati i shlyerjes përfundon më 7 nëntor. Aktualisht pala ruse i fal “Naftogaz”-it deficitin e gazit sipas kushteve të kontratës, por kërkon pagesën në kohë për furnizimet e gazit. Në fillim të vitit vështirësitë e Ukrainës për pagesën e gazit rus sollën në ndërprerjen e përkohëshme të transitit të lëndës djegëse të destinuar për eksport në Europë.