Sot në Moskë kujtojnë viktimat e Qendrës Teatrale në Dubrovk. Tragjedia ndodhi 7 vjet më parë gjatë kohës së spektaklit muzikor “Nord-Ost”, kur 40 terroristë hynë me forcë në ndërtesën e teatrit dhe morën peng 914 pjesëmarrësit dhe shikuesit e spektaklit. Tre ditë më vonë pjesa më e madhe prej tyre u la e lirë si rezultat i operacioneve speciale. Gjetën vdekjen 130 veta. Në përkujtim të atyre ngjarjeve në Qendrën Teatrale do të zhvillohen përshpirtje dhe një koncert-rekuiem.