Procesi gjyqësor për ish presidentin e Republikës Serbo-boshnjake Radovan Karaxhiç do të fillojë në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Akuzat kundër tij përbëjnë 11 pika, ndër të tjera për gjenocid ndaj popullsisë jo serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Karaxhiç nuk e pranon fajin e tij dhe tashmë zyrtarisht informoi Gjykatën e Hagës mbi synimin e tij për bojkotimin e këtij procesi.