Njësia e anijeve ruse që kanë patrulluar në Gjirin e Adenit do të kthehet në vend. Ato morën pjesë në misionin ndërkombëtar të luftës kundër piratëve, duke patrulluar përgjatë Gjirit dhe duke shoqëruar anijet tregtare. Kjo është njësia e tretë e anijeve ruse, të cilat marrin pjesë në operacione ndërkombëtare në këtë rajon. Gjithsej që nga fillimi i vitit 2009 anijet e flotës ruse kryen me sukses shoqërimin e më shumë se 100 anijeve ruse dhe të huaja. U parandaluan disa përpjekje të rrëmbimit të anijeve nga ana e piratëve.