Jo më pak se 147 veta në Bagdad gjetën vdekjen të dielën si rezultat i një akti terrorist të dyfishtë, më shumë se 700 të tjerë u plagosën, njoftojnë burime policore dhe mjekësore në kryeqytetin e Irakut. Midis të vdekurve janë dhe bashkëpunëtorë të institucionit ministror dhe këshillit provincial të Bagdadit. Komuniteti botëror i dënon ekstremistët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shprehu mbështetje për popullin irakian dhe u bëri thirrje atyre të bashkohen në luftën për rimëkëmbjen politike të Irakut. Aktet terroriste në këtë vend u shpeshtuan me afrimin e zgjedhjeve kombëtare, që janë planifikuar për 16 janarin.