Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) vizituan për herë të parë uzinën për pasurimin e uraniumit në qytetin iranian Kum. Sipas fjalëve të autoriteteve iraniane, kjo vizitë u krye me qëllim që të bindë bashkësinë ndërkombëtare për karakterin paqësor të punës së kësaj ndërmarrjeje dhe programit bërthamor të Iranit në tërësi. Para pak ditësh në Vjenë përfaqësuesit e Iranit, Federatës Ruse, SHBA-s, Francës dhe ANEA diskutuan mundësinë e pasurimit të uraniumit iranian jashtë shteti. U arrit në marrëveshje paraprake mbi përpunimin e uraniumit të varfëruar iranian në Rusi. Pastaj prej uraniumit të pasuruar Franca duhet të përgatisë boshte për reaktorin bërthamor iranian.