Gazsjellësi “Rryma Veriore” do të ndërtohet në afatin e planifikuar, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin sipas përfundimeve të negociatave me Kreun e qeverisë së Finlandës Matti Vanhanen. Leja e ndërtimit të gazsjellësit nëpër zonën ekonomike finlandeze do të merret deri në fund të këtij viti. Me anë të “Rrymës Veriore” do të realizohet eksproti i gazit rus për në Europë. Putin shpreson gjithashtu në realizimin sa më të shpejtë të projektit të gazsjellësit “Rryma Jugore”, i cili do të lidhë portin rus Novorossisk me atë bullgar Varn në Detin e Zi.