Foto RIA LajmetShumë femra komfirmojnë se ilaçi më i mirë kundër depresionit të shkaktuar nga kriza është blerja e ndonjë fustani të bukur apo bluzeje të re. Por gjëja më kryesore është që zgjedhja e tyre të mos shndërrohet në një mundim të vërtetë. Për tu orientuar në trendet dhe tendencat e sezonit verë-pranverë e vitit 2010 mund t’ju ndihmojnë stilistët rusë-pjesëmarrës të Fashion Week (Java e Modës së Lartë) që po zhvillohet në Moskë nga 21-26 tetor. Moda aktualisht po vjen duke u bërë sociale dhe stilistët kanë filluar ta marrin parasysh këtë, “sepse për ata nuk është më interesante puna e cila mbetet varur në dollap pas sfilatave”, vuri në dukje njëri nga stilistët më provokues aktualë Maks Çernicov. Në kohën e vet bluzat e propozuara nga ai me mbishkrimin “CCCP” (“BRSS”- Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), me portretet e Leninit apo Gagarinit u bënë atribute të jetës Glamour. Me që ra fjala, pikërisht intuita, aftësia, talenti për të ndjerë, për të perceptuar kohën dhe i sollën atij famë botërore. Kësaj here Maks Çernicov propozon të përqendrohet vemendja tek filozofia orientale. Për koleksionin e ri për femra të quajtur “Shpirti” atë e frymëzoi kultura tibetiane, shamanismi, simbolet sakrale të budizmit. “Për këtë arsye veshjet e paraqitura prej meje duken shumë modeste”, komentoi koleksionin e vet Çernicov: “Kësaj here unë hoqa dorë nga prerjet e modelet e ndërlikuara, konstruksionet e komplikuara duke i dhënë preferencë fustaneve të thjeshta me silueta në formën e fshikëzave, që krijohen nga krimbi i mëndafshit, prej copash natyrale, prej të mëndafshi “të lagur”, viskoze, shiffoni me shkëlqim. Në koleksionin për femra është prezente tema etnike për llogari të shfrytëzimit të shiritave të qendisur me motive etnike, kordeleve të larmishme me ngjyra të ndezura”, thotë Maks Çernicov. E la pa gojë e pa mend publikun me koleksionin e vet të ri “Përrallat kanë ekzistuar” stilistja akoma e re Antonina Shapovallova. Ajo njihet, para së gjithash, si projektuese, stiliste e veshjeve origjinale për të rinjtë (teenager-at): hit i verës së kaluar u bë fustani i saj i bërë me lodra të vogla, të buta prej pelushi. Por kësaj here ajo paraqiti veshje-Haute të klasës Couture. Podiumin e zotëruan modele me pamje engjëllore, hyjnore. “Fjalë bëhet mbi shndërrimin e femrës së emancipuar bashkëkohore karrieriste në një vajzë delikate, me pamje mjaft prekëse. Për krijimin e apikacioneve ne morëm për bazë ilustrimet nga përrallat e Pushkinit të realizuara në stilin e quajtur “paleh” (shkolla e famshme ruse e miniaturave me llak). Si rezultat arritëm të krijonim figurën e vajzës së lehtë si pendë që shkrihet me ajrin si protuberancë, femrës gati të shenjtë, sepse njëherë e një kohë ikonat i realizonin pikërisht në stilin “paleh”. Në të njëjtën kohë veshja e paraqitur është edhe bashkëkohore. Ngjyrat kryesore dominuese të koleksionit janë: blu-elektrik dhe e zezë”, thotë Antonina Shapovallova. Mjafton vetëm ti hedhësh një sy këtyre fustaneve e kostumeve që të të ndryshojë menjëherë gjendja shpirtërore e të të qeshë buza.

              Koleksioni i ri i stilistes ruse Elena Teplickajas vjeshtë-dimër 2009-2010