Vladimir Çurov Foto Ria Lajmet Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë Boris Grrizllov sipas përfundimeve të raportit-llogari që dha përpara deputetëve Kryetari i KQZ të Rusisë Vladimir Çurov arriti në konkluzionin, se zgjedhjet rajonale u zhvilluan në përputhje me legjislacionin veprues. Partitë opozitare nuk u pajtuan me këtë dhe kërkuan dorëheqjen e Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kyetari i KQZ-së Vladimir Çurov doli të premten në Dumën Shtetërore në kuadrin e “orës parlamentare” me raportin mbi rezultatet e zgjedhjeve në ditën unike të votimit më 11 tetor, kur në 75 rajone të vendit u zhvilluan rreth 7 mijë zgjedhje të niveleve të ndryshme. Praktikisht gjithkund korri fitore Partia e mazhorancës parlamentare “Rusia Unike”. Opozita deklaroi mbi shkeljet e shumta dhe falsifikimet në to. Deputetët e Partisë Komuniste, Partisë “Rusia e Drejtë” dhe asaj Liberal-Demokratike më 14 tetor braktisën në mënyrë demonstrative sallën e mbledhjeve të Dhomës së ulët të parlamentit në shenjë proteste kundër rezultateve të zgjedhjeve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë më parë për gjithë historinë 16 vjeçare të Dumës. Opozitarët ngulin këmbë për rishikimin e rezultateve të votimit dhe për një takim me Presidentin Medvediev. Kurse rezultati i debateve të sotme që u zhvilluan në parlement është i tillë: Partia Komuniste e Federatës Ruse dhe Partia Liberal-Demokratike e Rusisë kanë ndërmend të arrijnë dorëheqjen e Kryetarit të KQZ-së. Përfaqësuesit e Partisë “Rusia Unike” e mbrojtën atë nga sulmet e ekzaltuara nga ana e opozitës, megjithëse fakte shkeljesh kanë edhe ata në dorë. Deri në ditën e sotme në KQZ kanë ardhur 453 ankesa. Komunistët dhe anëtarët e Partisë “Rusia e Drejtë” komfirmojnë, se gjatë ecurisë së zgjedhjeve vëzhguesit i largonin nga pikat e votimit. Vladimir Çurov nuk u përpoq ta mohojë këtë gjë, por siguroi, se të gjitha faktet e shkeljeve do të verifikohen në mënyrë të imtësishme. Ai u kujtoi deputetëve se në kompetencën e KQZ-së nuk hyn organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve në rajonet e vendit. Çdo fraksioni të përfaqësuar në Dumë në kuadrin e “orës parlamentare” i dhanë nga 10 minuta fjalën. Kryetarin e KQZ-së në kuptimin e plotë të fjalës e bombarduan me pyetje të mprehta. Lideri i fraksionit “Rusia e Drejtë” Nikollai Leviçev deklaroi, se propozimet e partisë së tij për përsosjen e sistemit elektoral ai do ti parashtrojë gjatë takimit të pritshëm të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev me partitë opozitare. “Ne do të propozojmë heqjen dorë nga instituti i votimit paraafatit në zgjedhjet e të gjitha niveleve, nga votimi sipas çertifikatës, vërtetimit që i lejon zgjedhësit të çregjistrohet nga vendi i përcaktuar i votimit dhe të votojë sipas vendndodhjes në ditën e zgjedhjeve. Ne do të propozojmë kalimin tek votimi në kuti transparente votimi, siç bëhet një gjë e tillë në të gjitha vendet e civilizuara. Ne do të propozojmë rreptësimin e ndjekjes penale për falsifikimet në zgjedhje, të cilat çojnë në shtrembërimin e shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve”, tha Nikollai Levitin. Pretendime ndaj KQZ-së nga ana e liderëve të opozitës pati shumë dhe u shprehën ato në formë të ashpër. Por megjithatë Vladimir Çurov iu përgjigj me stoicizëm atyre: “Unë deklaroj në emër të KQZ se në ditën unike të votimit më 11 tetor të vitit 2009 zgjedhjet u zhvilluan në gjithë territorin e vendit ku dhe ishin caktuar ato. Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje të plotë me legjislacionin e Federatës Ruse dhe të gjitha procedurat e venies në dyshim të rezultateve të veçanta mund të bëhen vetëm në përputhje me ligjin, sipas rregullit gjyqësor me paraqitjen e dokumenteve të vlefshme juridikisht, u shpreh Vladimir Çurov.