Kryeministri Vladimir Putin zhvilloi negociata me Kryetarin e qeverisë së Italisë Silvio Berluskoni, i cili mbërriti me një vizitë pune në Rusi. Siç shkruan botimi “Vedomosti”, kryeministrat shprehën bindjen e tyre të plotë në atë, se projekti i përbashkët “South Stream” (“Rryma Jugore”) mund të realizohet bile më parë, se sa projekti analogjik verior. Që të dy gazsjellësit detarë – “Nord Stream” (“Rryma Veriore”), i cili do të shtrohet nëpër fundin e Detit Balltik dhe South Stream, që do të kalojë nëpër fundin e Detit të Zi — janë projekte ambicioze politike të “Gazprom”-it, preventivat e të cilave numërohen me miliarda. “Rryma Jugore” duhet të fillojë nga funksionimi në shtator të vitit 2011, kurse “Rryma Veriore” tani për tani nuk ka bile as grafik të saktë ndërtimi — punët mbi projektin filluan vetëm në vitin 2007. Që të përfundohet ndërtimi i “Rrymës Veriore” në afatin e duhur nevojitet marrja e pëlqimit për këtë nga ana e Suedisë, Finlandës Gjermanisë dhe Rusisë deri në prill të vitit të ardhshëm dhe pastaj për 18 muaj të tjerë të shtrohet tubacioni nëpër fundin e Detit Balltik. Siç deklarojnë ekspertët, vonesa me shtrimin e gazsjellësit nëpër fundin e Detit Balltik është plotësisht e mundur. Suedia më se një herë ka shprehur pretendime të ndryshme ndaj projektit, kujton botimi “Vedomosti”. Kurse administrata e ishullit suedez Gotland, pranë të cilit do të kalojë tubacioni, në gusht u shpreh kundër realizimit të këtij projekti.


***


Shoferët e deputetëve të Dumës Shtetërore të Dhomës së Ulët të parlamentit rus vendosën të zhvillojnë grevë për shkak të uljes trefish të rrogave që edhe pa këtë ishin mjaft të vogla dhe nuk paguheshin bile as në kohë. Siç njofton botimi “Novie izvestia”, bashkëpunëtorët e kompanisë, me të cilën është lidhur kontrata për shoqërimin e parlamentarëve me makinë, u kërcënuan se të enjten nuk do ti shoqërojnë deputetët me makinë për në Akhotnoy Riad (godina e Dumës Shtetërore), dhe se do të bllokojnë me automobila të gjitha daljet e garazheve. Por, në të vërtetë, alarmimi doli i kotë. Të enjten të gjithë deputetët mbërritën në kohë në punë. Shumica e tyre, si zakonisht, erdhën me makinat e shërbimit, në timonin e të cilave qëndronin shoferët kryengritës. Më vonë u bë e ditur se greva u zhvillua megjithatë, por zgjati gjithësej vetëm nja 2 orë. Shkaku që i bëri bashkëpunëtorët e kompanisë të heqin dorë nga veprime të tilla kaq të vendosura u bënë synimet e udhëheqjes për të kaluar që nga janari i vitit të ardhshëm në sistemin e ri të pagesës së tyre me orë pune.


***


Departamenti i rezervave tokësore të Moskës përgatiti amendamentet për ligjet federale. Sipas të dhënave të botimit “Gazeta”, këto amendamente do ti lejojnë qytetit të konfiskojë territoret, të cilat janë blerë për dislokimin e ndërmarrjeve industriale, por që nuk përdoren sipas destinacionit përkatës gjatë një periudhe 2 vjeçare dhe më shumë. Disa pronarë të këtyre tokave nuk planifikojnë bile fare ti përdorin ato dhe presin rritjen e çmimit të tokës që ta shesin me leverdi. Rënie të çmimeve të tokës bile edhe në rrethinat e qytetit nuk do të ketë në perspektivë. Ndërsa rritja e çmimeve në të ardhmen është plotësisht e mundur.