Mihaill Saakashvili Foto RIA LajmetIsh liderin e revolucionit “të trëndafiltë” gjeorgjian, ndërsa aktualisht Presidentin Mihaill Saakashvili apo zotin Mishiko (siç e quajnë atë ngandonjëherë me përkëdheli të afërmit e miqtë e vet) nuk e lanë ta çojë deri në përfundimin triumfator për veten blitzkrieg-un (luftën e rrufeshme) e gushtit të vitit të kaluar me Osetinë e Jugut. Mësimet paqësore nuk janë për të. Atij i hanë duart për luftë. Qoftë edhe për “luftë e ftohtë”. Dhe ai u ra sërisht trumpetave të sulmit. Kësaj here veprimet luftarake u zhvendosën në fushën informative. Objektiv për dhënien e goditjes kryesore u bë kësaj here Komisioni i BE për Osetinë e Jugut, i cili në raportin e vet të paradokohshëm ia hodhi gjithë fajin për shpërthimin e konfliktit Gjeorgjisë. Ndërsa më konkretisht goditja u drejtua kundër anëtarëve gjermanë të këtij Komisioni. Po citojmë një fragment nga artikulli i Internet-botimit “Gjeorgjia on line”: “Kohët e fundit mjetet gjermane të informimit masiv kanë filluar në mënyrë krejtësisht evidente të mbajnë një qendrim pro rus përkatësisht konfliktit gjeorgjiano-osetinianojugor. Në fillim botimi “Der Spiegel” sulmonte gjithçka gjeorgjiane, duke konturuar në mënyrë qëllimsynuese imazhin e Gjeorgjisë si fajtore në shpërthimin e luftës gjeorgjiano-ruse. Më pas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” na demonstroi ne çmimin e demokracisë gjermane e cila në realitet, pasi iu nënshtrua provës, doli jo më e mirë se sa ajo e komunizmit sovjetik”. Ja ky ishte citati i shkëputur nga artikulli. Në fakt duhet thënë, se fushata e re informative e Tbilisit nuk mund të shkaktojë asgjë tjetër përveç zhurmës. Në këtë kuptim mund të pajtohesh plotësisht me redaksinë e botimit të sipërpërmendur “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e cila e pa të arsyeshme që ti vërë komentit të vet një titull mjaft shpotitës, ironik: “Burime të dyshimta, komfirmime barbare, qëllim evident”. Dhe, në përgjithësi, përmendja një për një e të gjitha veprimeve të regjimit aktual gjeorgjian nuk të shkatojnë kurrëfarë habie. Të duket e çuditshme diçka tjetër. Pikërisht në kulmin e kësaj fushate antibrukseliane-antigjermane-antiruse tutorët atlantikë të zotit Mishiko, nga ana e vet, mund të thuhet se bënë, një seri “qitjesh me breshëri” në shenjë mbështetjeje të mikut të tyre. Zëvendësi i shefit të Pentagonit dhe ish ambasadori i SHBA-s në Moskë Aleksander Vershbou, i cili ka qenë këto ditë me një vizitë në Gjeorgji, e siguroi Presidentin e revolucionit “të trëndafiltë” për mbështetjen e plotë të “zhvillimit demokratik” të Gjeorgjisë, modernizimin e mbrojtjes së saj dhe integrimin në NATO. Siç thotë eksperti i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Mihaill Aleksandrov, SHBA-s tani për tani nuk kanë ndërmend të ndërmarrin avancimin e përforcuar të NATO-s në drejtim të Lindjes. Ndërsa forcimi i mbrojtjes gjeorgjiane, sipas fjalëve të tij, po, është një gjest në frymë plotësisht amerikane.