Rusia është dakort me propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) mbi pasurimin e uraniumit iranian. Në Moskë shpresojnë, se jo vetëm Teherani, por edhe pjesëmarrësit e tjerë të negociatave konfirmojnë gadishmërinë për realizimin e kësaj iniciative, deklaroi Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Ai përmendi, se ekspertët rusë morën pjesë në konsultimet që u zhvilluan këtë javë në selinë e ANEA në Vjenë. Në to u diskutua propozimi i Agjencisë për dorëzimin atij nga Irani të uraniumit të përdorur, i cili më vonë dërgohet në Rusi për pasurim deri në 19,75 %.